Digjet automjeti në Tiranë, asfiksohet 73-vjeçarja

26 Mars 2023 | 19:03

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë të diel në Tiranë në rrugën Ndre Mjeda. Sipas burimeve të policisë, automjeti ka qenë i parkuar në një garazh në momentin e ngjarjes.

Nga kjo ngjarje ka mbetur e asfiksuar një e moshuar 73-vjeçare, e cila sipas të dhënave tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes

“Më datë 26.03.2023, në rrugën “Ndre Mjeda”, në një garazh, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetases A. B.

Si pasojë është asfiksuar nga tymi shtetasja H. Gj., 73 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026