Ahmetaj nën hetim nga SPAK. Gazetarja: Këtë javë do kemi zhvillime të reja
Gazetarja Glidona Daci e ftuar në Euronews Albania tha se kjo javë pritet të jetë një javë zhvillimesh sa i takon çështjes së Arben Ahmetaj.
Sipas gazetares këtë javë mund të vijë edhe një qëndrim final i SPAK rreth çështjes në fjalë.
“Besoj se gjatë kësaj jave do ketë sërish zhvillime sa i përket çështjes së Arben Ahmetaj. Mund të kemi kërkesë për kontrolle banesash ose kontrollin e zyrës apo të sendeve personale të deputetit Arben Ahmetaj nga ana e Prokurorisë së Posaçme. Mund të kemi zhvillime të tjera, mund të mbërrijnë letër-porosit ku ne do të mundemi nëpërmjet burimeve të sigurojmë edhe informacionet që mund të kenë mbërritur nga ato porosi.
Ndoshta mund të kemi edhe verdiktitn final ku SPAK do duhet të mbajë një qendrim për sa i takon kësaj çështje. Nëse ka prova të forta për të cilat mund të marrë një vendim apo do i drejtohet gjykatës me një kërkesë për caktim të masës së sigurimit për ish-zëvendës kryeministrin dhe më pas të shikojmë nëse do të nisë një betejë mes drejtësisë dhe zotit Ahmetaj”,-tha për Euronews Albania gazetarja Glidona Daci.
LEXONI GJITHASHTU:
- Autobusi në Tiranë përmbyset dhe aksidenton disa automjete, pamje nga vendngjarja
- Spahiu: Deklaratat raciste të Londrës për shqiptarët, si Hitleri për çifutët
Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë
Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!
“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në