Dimër në pranverë, temperatura nën zero dhe reshje bore nga Jugu në Veri
Temperaturat nën zero kanë rikthyer reshjet e borës në vend, veçanërisht në zonat malore nga jugu në veri.
Juglindje
Temperaturat nën zero janë shoqëruar me reshje dëbore këtë të premte në juglindje të vendit.
Reshje dëbore ka pasur në të gjashta qytetet, ndërsa reshjet më re dendura kanë qenë në fshatrat turistikë të Dardhës e Voskopojës aty ku trashësia shkon deri në 10 cm ndërsa në majë të Qafës së Mashkullores deri në 20 cm.
Veri
Veriu i vendit është përfshirë nga reshjet e dëborës në mëngjesin e 27 marsit, duke rikthyer përkohësisht kushtet dimërore.
Reshje me intensitet mesatar janë regjistruar në aksin Bogë–Qafë Thore, ndërsa borëpastrueset po punojnë për mbajtjen e rrugëve të hapura. Nuk raportohen probleme në qarkullim.
Shqipëri e Mesme
Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë gjatë natës edhe zonat malore të Qarkut të Elbasanit, duke prekur veçanërisht Parkun Kombëtar të Shebenikut, fshatin turistik Fushë Studen dhe një sërë fshatrash mbi 800 metra mbi nivelin e detit në Njësinë Administrative të Librazhdit.
Jug
Gjatë orëve të fundit, në zonën e Llogarasë janë regjistruar reshje bore, të shoqëruara me temperatura të ulëta që variojnë nga 0 deri në 1 gradë Celsius.
Autoritetet bëjnë me dije se rruga është pastruar dhe është bërë shpërndarja e kripës për të shmangur ngricat dhe për të garantuar qarkullimin e mjeteve. Aktualisht, nuk raportohen probleme në qarkullim.
Sipas të dhënave nga terreni, në zona si Orenjë, Qarrisht, Dragostunjë, Polis, Babje, Dardhë dhe Xhyrë, trashësia e dëborës arrin deri në 25 centimetra, duke mbuluar rrugët dhe hapësirat përreth.
Ditën e sotme në Qarkun e Gjirokastrës janë regjistruar reshje dëbore në lartësitë mbi 800 m.
Sipas strukturave të emergjencave civile në territorin e qarkut gjatë natës ka pasur reshje shiu me intervale, deri në intensitet mesatar.
Në lartësitë mbi 800 m ka pasur reshje dëbore me intensitet të ulët. Moti i keq nuk ka shkaktuar bllokimin e akseve rrugore.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë