Dimitris Mavros: Shqipëria po shkon drejt skenës politike dypolare, partitë e vogla janë drejt zhdukjes
Sondazhi i tretë kombëtar i Euronews Albania me kompaninë prestigjioze MRB lidhur me votën e shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit zbuloi se nëse qytetarët do të drejtoheshin këtë të diel drejt kutive të votimit ata do të votonin në këtë mënyrë: PS – 41.3% e votave; PD – 30.8% e votave dhe LSI – 7.6% e votave.
Dimitris Mavros, drejtor i kompanisë MRB tha se sondazhi i sotëm krahasuar, me dy pararendësit por edhe me projeksionin e votës në 2017, tregon se PD është në rritje të vazhdueshme, ndërsa PS qëndron në të njëjtat pozita.
Dobësimi i mëtejshëm i LSI dhe rritja e elektoratit gri sipas tij, tregojnë se Shqipëria po shkon drejt skenës politike dypolare, me 2 parti kryesore, ndërsa partitë e tjera do të shkojë drejt zhdukjes.
“PD është në rritje dhe është e dukshme dhe në sondazhin ne dytë kishim një lakore në uljeje për PS, por tashmë është si në fillim, por PD është në rritje të vazhdueshme.
Krahasuar me votën e 2017 e shikoni që 2017 PD kishte 28,9% sot ka 38,3%. LSI ka disa çështje me të cilat duhet të përballet. Mendoj se arsyeja pse të pavendosurit janë në rritje është se votuesit e partive të vogla po shkojnë drejt zonës gri, që është një fenomen ndërkombëtar dhe mund të lëvizin drejt një partie specifike.
Mendoj se Shqipëria po shkon drejt një skene politike dy polare me dy partive kryesore dhe të tjerët janë drejt zhdukjes. S’e di a është për mirë apo për keq kjo pasi në një skenë me dy parti liderët vlejnë më shumë”, tha z. Mavros.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta