Dinamika, si ndodhi ngjarja ku u plagos punonjësi i IMT-së

15 Gusht 2022 | 11:50

Euronews Albania ka siguruar dosjen hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur tre ditë më parë në kryeqytet, ku një 55-vjeçar plagosi punonjësin e IMT-së.

Gazetari Eni Ferhati raporton se shtetasi Qani Muça është konfliktuar fillimisht fizikisht me punonjësit e IMT-së dhe më pas ka plagosur me pistoletë, të cilën e mbante pa leje, punonjësin Ilirjan Gavelli.

Ngjarja ka ndodhur në prani të punonjësve të policisë të komisariatit nr.1, por edhe punonjësve të policisë bashkiake, që kishin ardhur për të mbështetur IMT-në për shembjen e banesës 3-katëshe.

Më herët, IMT-ja i kishte dërguar një shkresë Qani Muçës, ku e kishte gjobitur për këtë ndërtim pa leje, ndërsa ai i ishte drejtuar Gjykatës Adminsitrative të Shkallës së Parë, për të ndalur shembjen e banesës së tij, por kërkesa nuk u kërkua.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026