English

Diploma evropiane| Brukseli projekt për arsimin; por pengesat janë të shumta

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Studentët në Evropë mund të sigurojnë së shpejti një “Diplomë Evropiane”, në kuadër të planeve të reja të Brukselit. Universitetet në 27 vendet anëtare do të bëhen bashkë për të ofruar programe të unifikuara, të njohura kudo në bllok. KE thotë se projekti ka potenciale të mëdha.

- Advertisement -

“Ky, jam i bindur, është hapi i ardhshëm i madh në procesin e një Evrope të kuptueshme. Diploma evropiane do të rreshtohet pranë Shengenit, programit Erazmus, tregut të përbashkët dhe euros, si një arritje konkrete evropiane”, thotë Margaritis Schinas, zv.president i Komisionit Evropian.

Por studentëve do t’u duhet të studiojnë në më shumë se në një vend për të marrë diplomën. Dhe, duke mos pasur fonde për programin, është ende e paqartë se si Komisioni do të garantojë që ai të jetë i aksesueshëm për të rinjtë e shtresës së mesme dhe të mos kthehet në një program elite.

“Mendoj se ajo që po bëjmë sot është e kundërta ndaj një qasjeje elitare”, shprehet , zv.president i Komisionit Evropian.

“Programi është gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjithë, për çdo universitet, nga çdo shtet anëtar”, thotë Iliana Ivanova, komisionere e BE-së për Arsimin.

Komisioni thotë se propozimet e mëtejshme do të plotësojnë “Erazmus+”, programi më  i njohur evropian i cili gëzon një investim prej 26.2 miliardë eurosh për 6 vjet. Në bazë të tij, studentët mund të marrin 390 euro në muaj në formë grantesh.

Por plani mund të hasë pengesa. Është e paqarë se si diplomat do të njihen duke qenë se aktualisht nuk ka një njohje automatike në nivel evropian të diplomave akademike. Madje, disa shtete anëtare druhen se në këtë mënyrë Brukseli do ndërhyjë në kompetencat kombëtare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?