English

Diplomaci me vaksinën anti-Covid, ish-ambasadori shqiptar në Moskë: Ç’duhej të bënte Shqipëria

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vaksina ka nxjerrë në pah edhe aleancat politike mes vendeve që e prodhojnë apo e disponojnë atë. Ashtu si në shumë mallra, perëndimi duket i ndarë nga Kina dhe Rusia, e po kështu edhe aleatët respektivë të dy blloqeve.

- Advertisement -

Këto aleanca janë reflektuar edhe në Shqipëri. Në fillim kryeministri shqiptar refuzoi publikisht një propozim rus për të marrë vaksinën Sputnik V, duke e cilësuar ofertën si një provokim të ambasadës Ruse në tiranë.

Sipas tij, arsyeja e refuzimit kishte te bënte me faktin se vendi ynë ka një orientim drejt perëndimit. Por, kursi ndryshoi sa hap me mbyll sytë dhe shkak u bë sërish vaksina.  Që në  ditën e parë të procesit të vaksinimit përpos entuziazmit, nuk mbeti jashtë vëmendjes akuza e kryeministrit Rama drejtuar Bashkimit Evropian.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Moskë, Shpëtim Çuçka nga studioja e Euronews Albania foli rreth deklaratave dhe kritikave të bërë nga kryeministri shqiptar për Rusinë dhe Bashkimin Evropian.

Ai tha se mendimet e ndara rreth vaksinave janë qartësisht politike, ndërsa shtoi se qytetarët në gjithë botën nuk kanë marrë ende asnjë shpjegim shkencor se pse pandemia po ‘jeton’ kaq gjatë.

“Që gjithçka është politike kjo nuk diskutohet. A është ideologjike në kuptimin klasik siç e kuptojmë ne shqiptarët? Nuk e besoj. Problemi është që cila është natyra e të keqes që na u paraqit si një situatë luftë. OBSH nuk e ka dhënë dhe asnjë shtet në botë nuk e ka dhënë se pse ky virus u përhap në kaq të rrufeshme në të gjitha vendet dhe pse zgjat kaq shumë. S’ka asnjë shpjegim mjekësor të plotë e të përligjur. Nuk dihet të ketë raste në botë, që virusi të jetë kaq rezistent, kjo është politike. Duhet të ishte një shpjegim i qartë mjekësor dhe i matur për qytetarët. Kjo mundon për mendimin tim”, tha ai.

Ai u shpreh kritik ndaj retorikës politike të kryeministrit Rama mbi sulmet që ka bërë ndaj Bashkimit Evropian lidhur me braktisjen sipas tij të vendeve të rajonit në procesin e vaksinimit.

“Nëse shkojmë ne pas asaj që na rekomandon bota, atëherë do të presësh radhën kur të të rekomandojë bota që do të marrësh vaksinën. Ke hyrë në një palë shinash të komanduara dhe tani mundohesh të tregosh që kë mëvetësi dhe bën kritikë. Nuk ke pse bën kritikë. Mblidhe veten dhe bëj politikën tënde që në fillim dhe merr masa me shtetin tënd se si do ta përballosh, kur mjekësia jote nuk ka mjete të zhvilluara. S’ka ndodhur kurrë në shtetin tonë, që të kemi patur këtë praktikë të izolimit për epidemitë”, shtoi ai.

Sa i takon ofrimit të ambasadës ruse në Tiranë, e cila tha se është gati të ndihmojë Shqipërinë me vaksinën “Sputnik V”, z.Çuçka ndau këtë mendim:

“Unë nuk dua të futem fare se si u soll ambasada ruse me vendin tonë. Nëse të ofron një ndihmë kjo nuk është fyerje. Nëse ti kërkon të shkosh në perëndim, shko në perëndim. Kush ta ndalon?! Këtu ka një krizë të mjekësisë dhe shteti ynë duhet të kishte bërë haptas llogaritë, se pse priti radhën dhe pse nuk çau gjetiu? Atëherë mos bëj sherr kot”, tha ai.

Pyetjes së gazetares Bruna Çifligu se sa do ndikojnë sulmet e kryeministrit tek ftohja e marrëdhënieve Shqipëri-BE, ish-ambasadori shqiptar në Rusi u shpreh se:

“Patjetër që do ketë, se edhe reagimi i ambasadës franceze e tregoi këtë. Ajo theksoi aspektin jo-diplomatik të shprehjes”, tha ai.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?