Diplomati gjerman: Pala kosovare dhe serbe, të detyruar për zbatimin e marrëveshjes
Diplomati gjerman, Joakim Ryker komentoi për “Balkan Talks” në Euronews Albania, marrëveshjen e Ohërit që u firmos mes palës kosovare dhe asaj serbe.
Sipas tij, e vetmja gjë që ngelet tashmë është besimi se marrëveshja e firmosur do të zbatohet.
“Po, idealisht një marrëveshje pas Brukselit do të duhej te ishte firmosur; jam dakord me këtë. Gjithsesi, e kemi konfirmimin nga Josep Borell dhe nga lehtësuesi i Bashkimit Europian, që palët janë të zotuara ndaj kësaj marrëveshjeje dhe ndaj zbatimit të saj. Do të thosha që ndërkohë, nëse s’vërtetohet ndryshe, duhet të kemi të gjithë besim në lidhje me hapat e mëtejshëm dhe në lidhje me zbatimin,” – u shpreh Ryker.
Ai shtoi se bëhet fjalë për një marrëveshje “politikisht detyruese”.
LEXONI GJITHASHTU:
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë