Diplomati Podgorica: Destabilitet tektonik në Serbi! Vuçiç ka luajtur me disa porta
Gëzim Podgorica, ish-ambasdor i Shqipërisë në Kosovë ishte i ftuar në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania si një njohës i mirë i realitetit politik në Ballkan.
Në këndvështrimin e tij, ai është i mendimit se nga lidershipi i Serbisë i përbërë nga dy grupe kriminale, mund të vijojë një përplasje e atillë që sjell destabilitet tektonik.
“Vuçiç po vazhdon të luajë, të demonstrojë në publik se ai është një aktor i rëndësishëm i Ballkanit, ka influencën e tij në Evropë, në Rusi, në Kinë. Që ka marrëdhënie është fakt, por ai ka luajtur me disa porta. Vuçiç ka një problem të brendshëm. Në lidershipin e Serbisë ka dy grupe kriminale që luftojnë me njëra-tjetrën dhe që kanë përplasje të fuqishme, pra është kryeminstri Vuçeviç me grupin e tij të Novi-Sad-it dhe vetë Vuçiç me klanin e Beogradit. Kjo përplasje mes tyre është një përplasje interesash dhe për dominim ekonomik, klane me strukturë kriminale të fuqishme dhe gjithë kjo mund të prodhojë një situatë jashtë kontrollit mes palëve dhe nëse arrijnë të dalin në sipërfaqe, mund të shkojë në një destabilitet tektonik në Serbi”, tha ish-ambasadori.
Ai ka shtuar se shumë situata të ndërlikuara në Ballkan, sjellin sa më pranë një situatë destabilizuese.
“Situata në Bosnje-Hercegovinë nëpërmjet Dodik-ut është agravuar, problematikat në Mal të Zi janë prezente. Edhe në Maqedoninë e Veriut kanë filluar sinjale që nëse rezonanca do të ketë fuqi, destabiliteti do të jetë shumë pranë”, tha Gëzim Podgorica.
LEXONI GJITHASHTU:
“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi
“Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
- 15:04 PD kërkon mbledhje urgjente të Këshillit për Legjislacionin për vlerësimin e marrëveshjes së huasë me SHBA
- 14:54 Sulm me thikë në Paris, plagosen rëndë tre gra! Arrestohet autori
- 14:42 Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë në Atlantik, pranë brigjeve të Portugalisë. Arrestohen 4 persona, mes tyre një shqiptar
- 14:28 Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
- 14:15 PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme