Diplomati: Sfida e parë e Trump, paqja mes Rusisë dhe Ukrainës brenda 20 janarit

14 Dhjetor 2024 | 19:54

Diplomati Agim Nesho ishte i ftuar këtë të shtunë në “Balkan Talks” në Euronews Albania. Gjatë bashkëbisedimit të tij me gazetarin Franko Egro, Nesho tha se sfida e parë me të cilën përballet presidenti i ri i SHBA-së Trump do të jetë shuarja e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës pasi ka qenë një ndër premtimet e tij gjatë fushatës elektorale.

“Trump e ka deklaruar që do ta mbyllë konfliktin Rusi-Ukrainë para 20 janarit dhe të gjithë emisarët e tij që merren me politikën e jashtme i kanë paraqitur atij projektet nga më të ndryshmet për zgjidhjen e këtij konflikti. Trump është personalitet i paparashikueshëm, njeri i fortë dhe që di të negociojë. Ai ka mënyrën e tij të diskutimit për çdo çështje, nuk ka paragjykime dhe komplekse historike dhe kjo është gjë pozitive. Të gjitha premtimet e tij që do të ndalonte konfliktin në Ukrainë, në Lindjen e Mesme dhe vende të tjera kishin një perceptim shumë pozitiv te njerëzit që janë të lodhur nga luftrat dhe situatat e tilla në botë. Mendoj që po punohet shumë dhë kjo është sfida e tij e parë siç e ka deklaruar dhe vetë që do ta mbyllë para 20 janarit konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës por dhe njerëzit besojnë se ky personalitet mund të bëjë ndryshimin”, tha Agim Nesho.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026