Disa ditë në “luftë” me flakët, zjarri depërton brenda Parkut Kombëtar të Prespës

11 Gusht 2024 | 13:21

Paraditen e sotme vatrat e zjarrit kanë depërtuar brenda parkut kombëtar të Prespës me gjithë përpjekjet e forcave të shumta për të mos lejuar një gjë të tillë.

Moslejimi i kalimit të flakëve në parkun kombëtar të Prespës në pyllin me ah ka qenë e pamundur me gjithë përpjekjet e një dite me pare me ndërhyrjen nga ajri dhe luftën me mjete rrethanore të punonjësve të shërbimit zjarrfikës, ushtrisë, zonave të mbrojtura dhe bashkisë Pustec.

Tejet e vështirë ka qenë situata edhe për shkak të mungesës së rrugëve duke mos lejuar mjetet e shërbimit zjarrfikës aty ku vatrat e zjarrit kanë qenë më të shumta por ende me tej situata është e vështirë pasi në atë lartësi mungojnë burimet ujore duke bërë që shërbimet zjarrfikëse të furnizojnë pompat e krahut në largësi të mëdha, aty ku transport bëhet me kafshë pune.

Ditën e sotme për shkak të angazhimeve të mëdha në anën maqedonase dy helikopterët e vendit fqinj nuk janë parë në zonën me vatra të shumta zjarri në parkun kombëtar të Prespës.

Zjarri ditën e sotme ka marrë përmasa shumë të mëdha, duke krijuar vatra të reja e duke e rrezikuar në maksimum pyllëzimin qindra vjeçar në zonën e Goricës së Madhe

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026