Disa parregullsi në zgjedhjet e Kosovës, raste sporadike të fotografimit të votës
Nuk kanë munguar problemet në procesin zgjedhor në Kosovë. Vëzhguesi i zgjedhjeve nga “Demokracia në Veprim”, Eugen Cakolli tha për Euronews Albania se janë hasur raste të fotografimit të votës dhe votim me dokumente të pavlefshme, por këtë radhë kanë qenë sporadike.
“Në afërsi të qendrave të votimit janë krijuar radhë të gjatë të qytetarëve, të cilat kanë pritur për të ushtruar të drejtën e votës. DMV-ja me anë të 500 vëzhguesve të saj ka vërejtur parregullsi të një natyre më serioze si fotografimi i votës, mosgjetja e emrit të votuesve në listën zgjedhore përfundimtare”, tha ai.
Pavarësisht problematikave të raportuara, z. Caklolli thekson se procesi zgjedhor në tërësi deri tani është i qetë.
“Deri tani procesi zgjedhor deri më tani është një proces i qetë dhe nuk janë shënuar incidente serioze, të cilat do mund të kompromentonin besimin e publikut në to”, theksoi z. Cakolli.
Ai foli edhe për pjesëmarrje të madhe të serbëve në votime.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania