Disa pjesë të Austrisë mbulohen nga bora, trashësia deri në 1 metër

15 Shtator 2024 | 11:20

Pjesë të Austrisë u mbuluan me dëborë dhe më shumë se një metër borë ra në lartësi mbi 1400 metra, raportoi gazeta austriake Hoyte.

“Ndërsa ultësirat janë përfshirë shiu dhe përmbytjet, në lartësitë mbi 1400 metra, siç është Obertauern, ra një metër borë”, shkruante gazeta austriake të shtunën në mbrëmje.

Me nisjen e natës, bora ra edhe në zonat më të ulëta, tashmë në lartësitë prej 500 metrash, ndërsa në zonat më të larta malore në Alpe, groposi makinat dhe bllokoi kalimet para shtëpive private.

Bora ka nisur edhe në pjesët më të larta të Zvicrës. Duke qenë se për ditët në vijim parashikohen stuhi, qeveria austriake u ka rekomanduar qytetarëve që të mos udhëtojnë në zona të caktuara nëse nuk është e nevojshme, ndërsa ka mundësi që në disa vende mbulesa e borës të arrijë deri në dy metra.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarm në Paris për ndeshjen Francë-Marok, frikë për incidente serioze, pavarësisht rezultatit

Në Paris është dhënë alarmi, përpara ndeshjes midis Francës dhe Marokut (9/7-23:00) në Boston, për çerekfinalet e Kupës së Botës 2026.  Sipas raportimeve të medias, policia e Parisit po përgatitet...
20:31 | 09/07/2026

Goditet rrjeti i kontrabandës së duhanit, sekuestrohen 20 milionë cigare në Europë

Autoritetet europiane kanë sekuestruar 20 milionë cigare dhe 38.4 ton gjethe e duhan të prerë, duke goditur dy rrjete ndërkombëtare kriminale me bazë në Spanjë....
20:16 | 09/07/2026

Një tërmet i fortë godet Republikën Çeke, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi sot Republikën Çeke dhe Sllovakinë, sipas Institutit Sizmik Evropian-Mesdhetar. Tërmeti ndodhi rreth 14 kilometra larg...
20:12 | 09/07/2026