Moti i keq “mbërthen” Evropën, të paktën 5 viktima në Rumani

14 Shtator 2024 | 14:45

Pesë persona kanë humbur jetën në lindje të Rumanisë pasi stuhitë me reshje të dendura kanë lënë njerëz të shumtë të bllokuar.

Shërbimet e emergjencave ndërhynë me urgjencë për të shpëtuar 95 persona në zonat e prekura të vendit si Galati dhe Vaslui.

Trupat e pesë viktimave u gjetën në lokalitetet Peçea, Draguseni, Kostaçe Negri dhe Korod, ka bërë të ditur Departamenti për Mbrojtjen civile, që nuk ka dhënë detaje mbi rrethanat e vdekjes.

Ndërkohë, autoritetet në Republikën Çeke kanë nisur ngritjen e barrierave metalike dhe thasëve me rërë, pasi një brez i Evropës qendrore po bëhet gati për motin e keq. Banorët në Pragë janë paralajmëruar të bëhen gati për evakuime.

Meteorologët thonë se një sistem i ulët presioni nga veriu i Italisë pritet të sjellë shira në disa pjesë të kontinentit, përfshirë rajonet kufitare që vendi ndan me Austrinë dhe Gjermaninë, deri në Poloni.

Shirat e dendura dhe rreziku nga përmbytjet parashikohen edhe në Sllovaki e Hungari. Në Poloni është mobilizuar ushtria dhe autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të grumbullojnë ushqime dhe të përgatiten për ndërprerje të energjisë.

Kryeministri Donald Tusk tha se nuk ka nevojë për panik, por shtoi se ka një arsye për të qenë të mobilizuar.

Në Gjermani, shërbimi meteorologjik vendas paralajmëroi për shira të dendura në disa pjesë të vendit, përfshirë Alpet, ku nuk do të mungojnë reshjet e dëborës.

Paralajmërime janë bërë edhe në Austri, ku prej ditësh bien reshje shiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026

Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës

Keir Starmer është bërë kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që i është dhënë medalja e Legjionit të Nderit nga një president francez, në...
17:46 | 14/07/2026

Nga 38 në 27 gradë në pak minuta, stuhia e rërës godet brigjet franceze! Shkakton panik te pushuesit (VIDEO)

Një fenomen moti që u zhvillua me shpejtësi të madhe befasoi pushuesit në brigjet jugperëndimore të Francës, të cilët kërkonin “pak freski” nga temperaturat e...
17:44 | 14/07/2026