Stuhi në Evropën Perëndimore, reshje dhe përmbytje në Gjermani e Belgjikë
Stuhi të dhunshme kanë përfshirë Evropën Perëndimore, me shira të dendura që kanë shkaktuar përmbytje në Gjermani dhe Belgjikë.
Në Gjermani, moti ekstrem vjen pas ditës më të nxehtë të vitit të përjetuar në vend, me temperaturat që arritën deri në 36.5 gradë.
Pikërisht i nxehti intensiv shkaktoi shiun e dendur dhe stuhitë në mbarë Gjermaninë, me landet Rehni Verior Vestfalia, Saksonia e Ulët, Bavaria dhe Baden Vyrtemberg që janë prekur më së shumti.
Shërbimet e emergjencës u mobilizuan që të përballeshin me situatën. Në Bavari, shërbimi zjarrfikës u angazhua pasi një tren u përplas me një pemë të rrëzuar.
Në Belgjikë, autoritetet kanë dhënë alarmin ngjyrë portokalli për ardhjen e stuhive në provincat Limburg dhe Liezh, ndërsa në pjesën tjetër të vendit niveli i alarmit mbetet në ngjyrën e verdhë.
Instituti Meteorologjik Mbretëror ka deklaruar se rekordi i shirave të gushtit është thyer dhe se rrugë të shumta janë mbyllur në Bruksel dhe Antverp për shkak të vërshimeve.
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun