Disa shtete amerikane padi ndaj administratës Trump për ndryshimet në rekomandimet për vaksinimin e fëmijëve

25 Shkurt 2026 | 19:17

Disa shtete amerikane, përfshirë Kaliforninë paditën administratën Trump për anulimin e rekomandimeve të vaksinimit për fëmijët, duke e quajtur këtë veprim një kërcënim të paligjshëm për shëndetin publik.

Shtetet argumentojnë se Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) vunë në rrezik jetën e fëmijëve kur njoftoi muajin e kaluar se do të ndalonte së rekomanduari që të gjithë fëmijët të imunizohen kundër gripit, rotavirusit, hepatitit A, hepatitit B, disa formave të meningjitit dhe RSV-së.

“Rekomandimet e reja për vaksinën injorojnë udhëzimet mjekësore të hershme dhe do t’i detyrojnë shtetet të shpenzojnë më shumë për t’u mbrojtur nga shpërthimet,” thanë shtetet, përfshirë Arizonën dhe Kaliforninë.

Prokurori i përgjithshëm i Arizonës , Kris Mayes në një konferencë për shtyp të martën u shpreh se shëndeti dhe siguria e fëmijëve në të gjithë vendin nuk është një çështje politike.

Padia përshkallëzon një betejë të vazhdueshme midis shteteve të udhëhequra nga demokratët dhe administratës Trump mbi ndryshimet e qeverisë federale në politikën e shëndetit publik nën drejtimin e sekretarit të shëndetësisë, Robert F Kennedy Jr.

Administrata Trump ka pushuar nga puna mijëra punonjës në agjencitë federale të shëndetit publik, ka shkurtuar fondet për kërkime shkencore dhe ka ndryshuar udhëzimet qeveritare mbi fluorin dhe tema të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur

Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez në...
20:22 | 28/06/2026

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
18:20 | 28/06/2026