Disa të vdekur e të plagosur pas sulmit me armë në Pragë, ekzekutohet autori

21 Dhjetor 2023 | 16:29

Policia çeke thotë se të shtënat në qendër të Pragës ka vrarë një numër të paspecifikuar njerëzish dhe ka plagosur të tjerë.

Nuk dihen detaje rreth viktimave apo rrethanave të të shtënat me armë zjarri të së enjtes në kryeqytetin e Republikës Çeke. Policia ka thënë se e ka vrarë sulmuesin dhe e gjithë ndërtesa është duke u evakuuar.

Disa studentë kanë treguar në platformën X – të njohur më parë si Twitter se kanë mbyllur dyert me mjete të ndryshme për të parandaluar sulmuesin. Policia u ka kërkuar banorëve të Pragës që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

Autoritetet e kanë mbyllur gjithë sheshin Jan Palah ku është ndërtesa e fakultetit, dhe zonën përreth. Universiteti i Karlit është në qendër të Pragës, rreth 500 metra prej Urës historike të Karlit, atraksioni kryesor për turistët.

Deri më tani dyshohet se të paktën 11 persona kanë mbetur të vrarë pas sulmit të armatosur në Universitetin e Pragës, ndërsa 24 të tjerë janë plagosur, 9 prej tyre në gjendje të rëndë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026