Disapora4Innovation, vizitë në qendrat e transferimit të teknologjisë në Venezia

25 Shtator 2025 | 13:37

Në kuadër të projektit “Diaspora4Innovation”, një grup akademikësh shqiptarë, rezidentë dhe nga diaspora, po zhvillojnë një vizitë studimore në Future Farming, një nga infrastrukturat teknologjike më inovative të Europës, që bën lidhjen mes universiteteve dhe sektorit privat.

Kjo vizitë studimore, është propozuar dhe konceptuar nga akademikja e diasporës Prof. Asoc. Valentina Ndou, si një ndarje eksperiencash për akademikët e Diaspora4Innovation, për t’u njohur me projektet inovative dhe teknologjike të Future Farming dhe H-FARM. Akademikët do të ndajnë përvojat, praktikat e tyre dhe do të fitojnë njohuri të drejtpërdrejta mbi metoda dhe perspektiva bashkëkohore se si ndërlidhen qendrat kërkimore, industria dhe universitetet.

Përgjatë kësaj vizite, akademikët do të vizitojnë edhe H-FARM, një institut për edukimin universitar mbi sipërmarrjen teknologjike dhe krijimin e startup-eve.
Projekti Diaspora4Innovation që u lançua zyrtarisht në maj 2024, është konceptuar mbi tre shtylla kryesore: Diaspora akademike; Diaspora profesionale; Diaspora si urë promovuese dhe lehtësuese e lidhjeve ndërkombëtare.

Diaspora4Innovation mbështetet nga projekti EU4Innovation, implementuar nga GIZ në Shqipëri, në bashkëpunim me GERMIN. Akademikë të Diasporës bashkëpunojnë me profesorë në 8 Universitete në Shqipëri, për të përmirësuar silabuset e lëndëve në programe të ndryshme studimore. Akademikët do të bashkëpunojnë edhe në publikime e kërkime shkencore, për programet e financuara nga Bashkimi Evropian, si Horizon Europe.

Pjesëmarrës në këtë vizitë studimore janë akademikët: Dr. Irina Branko – Lektore dhe kërkuese shkencore në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti Politeknik i Tiranës; Dr. Blendi Shima – Lektor, Fakulteti i Ekonomisë, Instituti Kanadez i Teknologjisë;  Gentjan Ulaj – Lektor, Fakulteti i Ekonomisë dhe Biznesit, Universiteti i New York-ut në Tiranë; Prof. As. Dr. Entelë Gavoçi – Dekane e e Fakultetit të Inxhinierisë, në Institutin Kanadez të Teknologjisë; Prof. As. Dr Nihat Adar – Zëvendës rektor, për anën mësimore, në Institutin Kanadez i Teknologjisë; Prof. Dr. Blerta Dragusha, zv. Rektore për Kërkimin Shkencor, Universiteti i Shkodrës ” Luigj Gurakuqi”; Dr. Vehap Kola, Lektor i Menaxhimit në Universitetin e New York-ut në Tiranë; Dr. Edmira Cakrani – Shefe e Departamentit të Shkencave Ekonomike dhe Financës, Western Balkans University; Prof. Asoc.Valentina Ndou –Universiteti i Salentos (Itali); Endrit Kromidha, Profesor i Asociuar i Sipërmarrjes dhe Inovacionit në Universitetin e Birmingamit (Mbretëria e Bashkuar); Dr. Adelajda Matuka – Lektore/Kërkuese Shkencore, Departamenti i Ekonomisë, Universiteti i Bolonjës (Itali) dhe Dr. Lisana Berberi – Kërkuese Shkencore, Instituti Karlsruhe i Teknologjisë (Gjermani).

Projekti “Diaspora4Innovation” ka si qëllim aktivizimin e kapitalit intelektual të diasporës shqiptare – akademikë dhe profesionistë – për të ndikuar në zhvillimin ekonomik si dhe krijimin e një ekosistemi të ndërlidhur e të qendrueshëm inovacioni dhe sipërmarrjeje, në Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026