Diskutoi shkarkimin e kryetarit të Rezervës Federale, Trump: Shumë e pamundur

16 Korrik 2025 | 19:07

Presidenti Donald Trump ka lënë të kuptohet se nuk ka gjasa të shkarkojë kryetarin e Rezervës Federale, Jerome Powell, vetëm disa orë pasi kishte ngritur pikëpyetje lidhur me këtë mundësi në bisedime me ligjvënës republikanë.

“Të them të drejtën, është shumë e pamundur,” u shpreh Trump të mërkurën, duke shtuar megjithatë se “nuk përjashton asgjë” dhe se Powell “nuk duhet të largohet përveçse nëse ka mashtrim”.

Komentet e presidentit erdhën pas disa ditësh tensioni të shtuara ndërmjet Shtëpisë së Bardhë dhe kreut të bankës qendrore amerikane. Trump ka kritikuar publikisht Powell për politikën monetare, duke kërkuar në mënyrë të përsëritur uljen e normave të interesit për të nxitur rritjen ekonomike. Ai ka deklaruar se Powell “po bën një punë të keqe”, pavarësisht se e emëroi vetë në vitin 2018.

Raportimet për diskutimet e Trump me republikanët rreth mundësisë së shkarkimit të Powell-it tronditën tregjet financiare. Indekset kryesore të bursave amerikane dhe dollari amerikan pësuan rënie, ndërsa investitorët u ndjenë të pasigurt për pavarësinë e politikës monetare në SHBA.

Nga ana tjetër, Jerome Powell ka deklaruar se Shtëpia e Bardhë nuk ka autoritetin për ta shkarkuar për arsye politike. Megjithëse ligji e lejon presidentin të largojë një kryetar të Fed-it për “arsye të rëndësishme”, interpretimi i kësaj dispozite mbetet i paqartë dhe nuk është testuar në praktikë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026