Dita Botërore e Jogës, nga Azia në SHBA festohet me një mesazh kushtuar paqes
Një moment qetësie të brendshme dhe harmonie me universin. Njerëzit në mbarë botën festuan Ditën Ndërkombëtare të Jogës. Godina e OKB-së në Nju Jork ishte vatra e eventeve ndërkombëtare, sikurse ka qenë që kur celebrimi nisi 8 vite më parë.
“Fjala ‘joga’ do të thotë bashkim. Joga do të thotë të përfshihesh në një eksperiencë ku ju dhe pjesa tjetër e ekzistencës nuk jeni dy gjëra të ndryshme. Nëse praktikon jogën, përfitimet do të vijnë, ju do të jeni mendërisht më të balancuar dhe fizikisht më të shëndetshëm”, thotw Sam Chase, instruktor joge.
Motoja e këtij viti është “Joga për njerëzimin”. Ajo ka një rëndësi të veçantë në Indi, ku praktika e moçme fizike ka origjinën e saj, por është adoptuar si disiplinë edhe në vende të tjera aziatike.
“Kjo është hera e parë që ndjek një event si ky dhe jam e lumtur ta praktikoj jogën në publik. Dua që pamjet e bukura të vendit tonë të bëjnë xhiron e botës”, shprehet Le Thi Anh Nguyet, instruktore joge, Vietnam.
Joga është një ritual i përditshëm për shumë indianë, edhe në majat me dëborë në kufirin mes Indisë dhe Tibetit, ku ushtria indiane e ka përfshirë në stërvitjen e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Britania dhe Zvicra synojnë të rrisin shërbimet me një marrëveshje të re tregtare
Azerbajxhani shqyrton tërheqjen e plotë nga Këshilli i Evropës
Po tentonte të shuante flakët në Kolorado, rrëzohet avioni në një rezervuar. Humb jetën piloti
- 16:29 Britania dhe Zvicra synojnë të rrisin shërbimet me një marrëveshje të re tregtare
- 16:20 Azerbajxhani shqyrton tërheqjen e plotë nga Këshilli i Evropës
- 16:17 Po tentonte të shuante flakët në Kolorado, rrëzohet avioni në një rezervuar. Humb jetën piloti
- 16:09 Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel, në cilësinë e Zëvendëspresidentit të organizatës
- 16:04 Ekzekutohet vëllai i bosit më famëkeq të drogës në Ekuador, vrasësit u maskuan si oficerë policie
- 16:01 Ushtria iraniane: Rreziku i luftës rajonale është rritur pas sulmeve amerikane