Dita botërore e pastrimit, aksion vullnetar i qytetarëve në Korçë
Në ditën ndërkombëtare të pastrimit shembulli pozitiv vjen nga qyteti i Korçës. Disa fqinj të lagjes së Shën Triadhës e kanë kthyer lagjen e tyre nga një lagje të zymtë në një lagje plot gjallëri.
Tomor Hoxha quhet nismëtari që ka transformuar ambientin ku ai jeton. Edhe pse i papunë, me kursimet e tij nisi gjithçka dhe gjeti mbështetjen e fqinjëve të tjerë.
“Jam tip që me pëlqen pastërtia dhe vendosa ta bëj lagjen time sa më të bukur, dhe fillova. Ky është viti i tretë. E ndryshoj se nuk me pëlqen ta kem të njëjtë. Kam dhe komshinjtë e katit të parë këtu që filluam me ato kursimet tona. Bashkia nëse ka mundësi të na ndihmojë veç me dy stola, kaq duam që të ulemi, le të na i plotësojë,” – u shpreh ai.
Edhe Rrahmiu, një ish-ushtarak tregon për Euronews Albania se të gjithë që kalojnë në lagjen e tyre çuditen nga pastërtia.
“Është e vërtetë që këtu në pallatin tonë të gjithë si komshinj jemi bërë bashkë, për ta mbajtur ambientin sa me pastër dhe sa më të bukur për fëmijët tanë dhe gjithë pallatin,” – tha ai.
E me shembullin që këta banorë japin, ajo që ngelet është që jo vetëm sot, por çdo ditë mjedisi i pastër të jetë në fokusin e të gjithëve ne.
LEXONI GJITHASHTU:
- Uji në shishe shumë herë më i keq për mjedisin se uji i rubinetit, thotë studimi
- Indonezi, mjedisorët kërkojnë zgjatjen e moratoriumit të plantacioneve të vajit të palmës
- Riformimi i lumit “Po”, mirëmbajtja e tij është thelbësore për ekonominë italiane dhe mjedisin
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë