Dita Botërore e Sindromës Down, apeli që u dha kundër vetmisë
“Së bashku kundër vetmisë”, ky është slogani i përzgjedhur në kuadër të 21 marsit, që shënon Ditën Botërore të Sindromës Down.
Ekspertët theksojnë rëndësinë e përfshirjes reale dhe lidhjeve sociale pasi personat me sindromën Down dhe familjet e tyre shpesh përjetojnë ndjenja izolimi dhe mungesë mbështetjeje. Studimet tregojnë se personat me aftësi të kufizuara intelektuale kanë shumë më tepër gjasa të ndihen të vetmuar krahasuar me pjesën tjetër të popullsisë.
Vlerësohet se rreth 1 në 800 foshnja në botë lind me këtë sindromë, duke e bërë atë çrregullimin kromozomik më të zakonshëm.
Personat me sindromën Down mund të kenë disa veçori fizike dhe vonesa në zhvillimin njohës, por me mbështetjen e duhur ata mund të jetojnë në mënyrë aktive dhe të kontribuojnë në shoqëri. Megjithatë, në shumë vende ata ende përballen me diskriminim dhe përjashtim, duke u mohuar shpesh arsim cilësor, kujdes shëndetësor të përshtatshëm, mundësi punësimi dhe pjesëmarrje të plotë në vendimmarrje për jetën e tyre.
Kjo ditë është një thirrje për institucionet, profesionistët dhe komunitetin që të punojnë së bashku për të krijuar mjedise gjithëpërfshirëse, ku personat me sindromën Doën të ndihen të pranuar, të dëgjuar dhe pjesë aktive e shoqërisë.
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara