Dita “D”, zotohet Biden: Ukraina u pushtua nga një tiran, nuk e braktisim
Liderët Perëndimorë morën pjesë këtë të enjte në ceremoninë e përkujtimit të Ditës “D”, një prej operacioneve më të mëdha dhe më të rëndësishme ushtarake të historisë moderne, ku mbi 150,000 ushtarë zbarkuan në bregdetin e Normandisë duke nisur një ofensivë masive kundër forcave gjermane të Hitlerit.
I pranishëm në ceremoni ishte dhe presidenti amerikan, Joe Biden, i cili në fjalën e tij u ndal gjerësisht te agresioni rus në Ukrainë.
Biden e përshkruan konfliktin si pjesë e një lufte të pafundme mes diktaturës dhe lirisë.
“Ukraina është pushtuar nga një tiran, ata po luftojnë me guxim të jashtëzakonshëm, duke pësuar humbje të mëdha, por kurrë nuk tërhiqen”.
Presidenti amerikan u zotua se NATO dhe koalicioni më i gjerë ndërkombëtar pro-ukrainas do të qëndrojnë të fortë me Kievin dhe “nuk do ta braktisë atë”.
Biden e quajti NATO-n “aleancën më të madhe ushtarake në botë” dhe shtoi se Perëndimi është “më i vendosur se kurrë për të ruajtur paqen”.
“Izolimi nuk ishte përgjigja 80 vjet më parë dhe nuk është përgjigja as sot”, theksoi Biden.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë