Rusi anti-Putin arrestohet në Tiranë

30 Maj 2024 | 11:22

Një shtetas rus i identifikuar Aleksander Bobovnikov, 57 vjeç, është vënë në prangat e policisë shqiptare në Rinas.

Ai ndodhej në kërkim nga shteti rus për veprën penale të mashtrimit. Më herët ai është ndaluar në Firence por gjykata italiane ka ndaluar ekstradimin për shkak të natyrës politike të çështjes për të cilën kërkohej në vendin e tij.

Bobovnikov thotë se ka ardhur në Shqipëri për të festuar ditëlindjen me miqtë e tij gjerman. Mësohet se Bobovnikov me profesion neurokirurg, është shprehur më herët kundër luftës në Ukrainë nga Rusia dhe kundër pushtetit të Kremlinit.

Këtë të enjte në orën 12:00 zhvillohet në Gjykatën e Tiranës seanca për vlerësimin e masës së sigurisë. 67 vjeçari disponon edhe pasaportë izraelite. Vendet e Bashkimit Europian e kanë refuzuar arrestimin e tij, ndërsa aktualisht mbetet të shikohet cili do të jetë qëndrimi i drejtësisë shqiptare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026