Dita e dytë e grevës në fabrikën e Samsungut në Indi prek prodhimin

10 Shtator 2024 | 09:13

Operacionet në fabrikën e gjigantit koreano jugore Samsung, në jug të Indisë, janë çrregulluar të martën, në ditën e dytë të grevës së nisur nga qindra punëtorë, të cilët po kërkojnë rroga më të mëdha.

Greva e nisur pritet të ketë ndikim në shitje në sezonin festiv, që nis qysh prej vjeshtës, pasi shumë persona blejnë produkte teknologjike si dhurata për të tjerët.

Samsung garon me kompaninë tjetër, LG Electronics, por edhe marka tjera vendore.

Samsung ka dy fabrika të mëdha në Indi, në të cilat prodhohet në sasi të mëdha.

Dy burime kanë thënë për agjencinë e lajmeve Reuters, se dy fabrikat në Indi sigurojnë 20 deri në 30 për qind të fitimit vjetor të kompanisë, që shkon në 12 miliardë dollarë.

Qindra punëtorë janë parë në fabrikën në Çenai, të cilët kanë ngritur tenda për t’u mbrojtur nga moti i nxehtë.

“Po mbajmë grevë për ditën e dytë”, ka thënë lideri i sindikatës së punëtorëve, E. Muthukumar.

Pothuajse gjysma e prodhimit ditor në fabrikë është prekur prej grevës në ditën e parë të grevës, teksa punëtorët kërkojnë paga më të mira, orar më fleksibil të punës dhe që kompania të njohë sindikatën e punëtorëve.

Kompania Samsung nuk është përgjigjur në kërkesat për koment.

Samsungu i ka 1.800 punëtorë në këtë fabrikë, në të cilën kryesisht prodhohen frigoriferë, makina larëse dhe televizorë.

Në fabrikën tjetër edhe më të madhe në Utar Pradesh prodhohen telefona të mençur.

Greva kanë mbajtur edhe 36.000 punëtorët e kompanisë Samsung në Korenë e Jugut, në muajt korrik dhe gusht, me kërkesë për rroga më të mira dhe përfitime shtesë.

Megjithatë, kompania pati thënë në fund të korrikut se greva nuk e ka penguar prodhimin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026