Samsung lançon telefonin e palosshëm, nga 6 shtatori në Korenë e Jugut

5 Shtator 2019 | 10:23

Pritjes së stërzgjatur i erdhi fundi. Samsung do të lançojë të premten e 6 shtatorit pajisjen më të re të tij “Galaxy Fold” në Korenë e Jugut, për t’u ndjekur më tej nga disa vende të tjera si Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Singapori.

Lançimi i telefonit të zgjuar me një kosto gati 2000 dollarë ishte programuar për në muajin prill, siç edhe u njoftua gjatë Kongresit Botëror të Telefonisë së lëvizshme të mbajtur në shkurt të këtij viti, por u shty pasi përdoruesit e parë të këtyre telefonave, si përfaqësues të mediave që japin edhe vlerësimet e tyre, raportuan probleme me ekranet e thyeshme.

E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të nxitimit të Samsungut për ta lançuar “smartphone”-n e tij përpara rivalëve të tjerë. Në fund të korrikut, firma koreanojugore njoftoi se kishte bërë përmirësime në pajisjet e zgjuara dhe se planifikonte t’i hidhte në treg ato duke filluar nga shtatori.

Samsung, prodhuesi më i madh në botë i telefonave të zgjuar dhe “chip”-eve të memories, është përballur me një konkurrencë të fortë nga rivalët e tij, veçanërisht nga kinezët e Huaweit. Por, hedhja në treg e “Galaxy Fold” vjen në një kohë kur firma është përballur me një rënie të fitimeve, ndikuar nga ngadalësimi global i kësaj industrie kryesisht nga lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Mes shqetësimeve është edhe ai i biznesit të “chip”-eve, që është goditur disi nga një mosmarrëveshje tregtare mes Koresë së Jugut dhe Japonisë.

Huawei u bë shitësi i dytë më i madh i “smartphone”-ve në botë gjatë vitit të kaluar, ndërkohë që ka planifikuar të lançojë versionin e vet të telefonit të palosshëm po gjatë këtij muaji. Më herët gjatë këtij viti, firma teknologjike kineze Xiaomi zbuloi një model të një telefoni të palosshëm që transformohej në tablet.

Pasi të ofrohet për shitje me pakicë apo pa kontratë, Samsung Galaxy Fold pritet të kushtojë 1980 dollarë në SHBA, 1799 sterlina në Britani apo 2000 euro në vendet e Eurozonës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve

Fëmijët nën moshën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve, pasi përdorimi i hershëm i televizorit, telefonave apo tabletëve mund të ndikojë negativisht në...
16:54 | 04/07/2026

Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët

Sipas një analize të fundit të UNICEF-it, mbi 20 milionë fëmijë në 10 vende të botës kanë përdorur tashmë platforma të inteligjencës artificiale, duke e...
19:34 | 03/07/2026

Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës

Pirja e kafesë, madje edhe asaj pa kafeinë, mund të ndihmojë në mbrojtjen e mëlçisë. Ky është përfundimi i një studimi të ri, të publikuar...
18:41 | 03/07/2026