Dita e Librit në Tiranë, bashkëbisedim me fëmijët për personazhin e preferuar
Në Ditën Botërore të Librit, në Tiranë u mbajtën një sërë aktivitetet të shumta, për të gjithë lexuesit.
“Pritëm qytetarë të ndryshëm që ishin të interesuar për të blerë libra të ndryshëm, që vijnë më 50% ulje. Ata u ndalën dhe lexuan një paragraf nga librat e tyre të preferuar”,- tha Nanila Biçaku
Nisma kishte për qëllim afrimin e qytetarëve me librin. Pasditja ju dedikua atyre, lexuesve të vegjël.
Në mesnatë, të apasionuarit pas librit u bënë bashkë për të biseduar rreth personazheve të preferuar.
Librat klasikë vijojnë të jenë më të kërkuarit nga lexuesit, si Përrallat e Vëllezërve Grim, Librat si Haidi, Princi I lumtur apo dhe Përrallat e Andërsenit.
Fundi i muajit Prill shënon ndarjen nga jeta të Shekspirit dhe Servantes-it, por edhe lindjen e Vladimir Nobokov dhe shumë autorëve të tjerë të njohur.
Për këtë arsye, që nga viti 1995, UNESKO e ka shpallur 23 prillin si Ditën Botërore të Librit, duke vlerësuar se Libri mbetet mjeti më unik për të shpërndarë kulturën dhe dijen në gjithë botën.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)
Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
“Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
- 18:08 Pompei rindërton tavanin antik me afreske të mitologjisë greke
- 18:07 Pirlo largohet nga posti i lartë i futbollit italian pas kritikave për lidhjet me firmën ruse të basteve
- 17:55 Arbitri i finales së Kupës së Botës tërhiqet nga futbolli pas kritikave për ndeshjen Argjentinë-Spanjë
- 17:54 Trump: Jemi në negociata intensive me Iranin. Nëse s’do të ketë rezultat, do përgjigjemi ashpër
- 17:45 Mbi 300 mijë të evakuuar në Francë e Spanjë, rreth 120 mijë hektarë tokë e djegur
- 17:43 Koleksioni fotografik i Elton John mbërrin në Paris me mbi 300 vepra ikonike