Kosova kalon fazën e parë të anëtarësimit, Xhaçka: Lajm i shkëlqyer nga KiE
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka e ka quajtur një lajm të shkëlqyer që Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, mori vendimin që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.
Me anë të një postimi në Twitter, ajo e ka quajtur kalimin e fazës së parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, një hap të rëndësishëm që Kosova të marrë vendin e merituar në Këshill.
“Lajm i shkëlqyer nga Këshilli i Evropës!
Komiteti i Ministrave vendosi të pranojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim dhe t’ia dërgojë Asamblesë Parlamentare për të dhënë mendimin e saj.
Një hap i parë, i rëndësishëm për t’i dhënë Kosovës vendin e merituar në Këshill!”,- shkruan ministrja Xhaçka.
Great news from the Council of Europe! The Committee of Ministers decided to accept Kosova’s application for membership & send it to the Parliamentary Assembly for its opinion. An important first step towards granting Kosova its rightful place in the Council!
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) April 24, 2023
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë