“Dita e Liqenit” në Pogradec, Klosi dhe Shalsi hapin sezonin turistik

21 Qershor 2020 | 15:19

Projekti “Lungogjoli” ka përfshirë disa ndryshime në Pogradec, ku janë ripunuar trotuaret, sheshi i trëndafilave si dhe janë vendosur punime arti në qendër të qytetit.

“Dita e Liqenit” ka bërë bashkë ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe deputetin Eduard Shalsi, të cilët ishin prezentë në hapjen e sezonit, ku inspektuan dhe përgatitjet e fundit.

Ministri Klosi shprehet se këtë vit do të ketë më shumë hapësirë për plazhe publike për qytetarët e Pogradecit dhe pushuesit, ndërkohë që ka bërë thirrje për zbatimin e rregullave higjieno-sanitare.

“Do të jetë një plazh publik, pa pagesë. I mirëmbajtur nga bashkia. Do të vendosen rojet e plazhit dhe do u ofrohen banorëve të Pogradecit dhe të gjithë atyre pushuesve që nuk duan të shkojnë në shezlongë dhe në çadra”, tha Klosi.

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Shalsi në anën tjetër u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve për të qëndruar brenda territorit të Republikës së Shqipërisë duke rreshtuar dhe disa nga shërbimet që ofron qyteti i Pogradecit.

“Nga sot duam t’u bëjmë një ftesë shqiptarëve që të vijnë dhe të shijojnë natyrën e mrekullueshme të Pogradecit, klimën fantastike dhe mikpritjen tradicionale si dhe ushqimin e larmishëm. Do të shohin një Pogradec ndryshe nga sa keni parë”, u shpreh Shalsi.

Pas inspektimeve është mbajtur dhe takimi me operatorët turistikë duke dëgjuar kërkesat e këtyre të fundit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026