Dita e parë në detyrë e kreut të Pentagonit, Hegseth premton ndryshime të thella
Presidenti Donald Trump do të nënshkruajë së shpejti disa urdhëra ekzekutivë që i japin fund programeve mbi diversitetin, barazinë dhe gjithëpërfshirjen në ushtri, si dhe do të mundësojnë rikthimin në detyrë të mijëra trupave, që u shkarkuan pas refuzimit për të bërë vaksinat kundër COVID-19, gjatë pandemisë.
Njoftimi u bë të hënën nga Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth.
Zoti Hegseth, një ish-gazetar i rrjetit televiziv Fox News dhe veteran lufte, u miratua në Senat me një shumicë të ngushtë, çka shënoi një fitore të madhe për Presidentin Trump, pas kundërshtimit të ashpër nga demokratët dhe nga disa republikanë të kandidaturës së tij.
“Më shumë urdhra ekzekutivë do të miratohen”, u tha zoti Hegseth gazetarëve sot në Pentagon, në ditën e tij të parë të plotë në këtë detyrë.
Zoti Hegseth ka premtuar të sjellë ndryshime të mëdha në Pentagon. Një nga prioritet e tij ishte dhe eliminimi i programeve mbi diversitetin, barazinë dhe gjithëpërfshirjen në ushtri.
I pyetur nëse do ta largonte nga detyra zotin Brown, zoti Hegseth u përgjigj me shaka se ai po qëndronte pranë tij.
“Po qëndroj pranë tij në këto momente dhe mezi pres të punoj me të”, tha ai duke i vendosur dorën mbi shpatulla zotit Brown.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
Erdogan sulmon Izraelin: Janë të varur nga lufta! S’do të lejojmë që ta zhysin rajonin në erën e barutit
- 20:36 Shqiptari vjen nga Britania e Madhe në protestë: Rama përballet me shqiptarët, jo me “agjentë të huaj”
- 20:25 Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
- 19:52 Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- 19:38 Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit: Populli të uron! (VIDEO)
- 19:16 “Dorëheqje”, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:09 Rama flet për median gjermane: Nuk kam ndërmend t’i them jo 4 miliardëve