Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Scholz bën thirrje të luftohet antisemitizmi
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mbrojnë demokracinë e Gjermanisë dhe të luftojnë antisemitizmin, përderisa shteti po shënon 79-vjetorin e çlirimit të kampit nazist të përqendrimit, Aushvic, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Që nga viti 1996, Gjermania ka shënuar 27 janarin si ditën e kujtimit të tmerreve të Holokaustit.
“Çdo ditë është ‘kurrë më’”, tha Scholz gjatë videokastit të tij javor. “Njëzet e shtatë janari na bën thirrje të gjithë ne: Jini të dukshëm, të zëshëm. Kundër antisemitizmit, kundër racizmit dhe për demokracinë tonë”.
Atë ditë, më 1945, trupat e Ushtrisë së Kuqe sovjetike liruan afër 7.000 të burgosur në Aushvic, kamp në Poloninë e pushtuar nga gjermanët. Nazistët kanë vrarë mbi 1 milion persona në këtë kamp të përqendrimit, shumica nga ta hebrenj.
Disa ditë para çlirimit, gjermanët kishin evakuuar dhjetëra mijëra të burgosur. Ata ishin evakuuar në këmbë, në atë që tani njihet si Marshi i Vdekjes, pasi shumë të burgosur vdiqën nga lodha dhe i ftohti.
Nazistët kanë vrarë 6 milionë hebrenj evropianë gjatë Holokaustit.
Të shtunën, përderisa njerëzit në Gjermani vendosin kurora lulesh dhe ndezin qirinj në memorialet dedikuar viktimave të terrorit nazist. Kancelari gjerman tha se shteti duhet të vazhdojë të mbajë përgjegjësinë për “këtë krim kundër njerëzimit”.
Ai theksoi se lufta kundër çdo lloji të antisemitizmit dhe lufta për demokracinë nuk është diçka që mund të bëhet vetëm nga Qeveria, por për të kërkohet mbështetja e të gjithë gjermanëve, shkruan REL.
Scholz iu referua në mënyrë specifike kërcënimit që paraqet rritja e populistëve të ekstremit të djathtë në Gjermani, në Evropë dhe në mbarë botën. Sipas tij, ata “po mbjellin frikë dhe urrejtje”.
Në Gjermani, sipas sondazheve, Partia e Alternativës për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë është rritur, duke u renditur e dyta me rreth 23 për qind mbështetjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë