Dita e ujit të bekuar, festojnë besimtarët ortodoksë, qytetet që u hodh kryqi
Dita e Ujit të Bekuar është festuar në të gjithë vendin nga besimtarët ortodoksë. Dhjetëra të rinj në të gjithë vendin kanë marrë pjesë në ceremoninë e hedhjes së kryqit, në lumenj, dete apo shatërvane.
Në procesionet e organizuara nga kishat ortodokse, fillimisht kryhet mesha dhe me pas vargu i besimtarëve drejtohet tek vendi ku hidhet kryqi ne ujë.
Të rinjtë e Vlorës, Beratit, Elbasanit, Korçës dhe qyteteve të tjerë në Shqipëri, kanë sfiduar temperaturat e ulëta për t’u bërë pjesë e Epifanisë, në një ritual ku shpallet fitues ai që nxjerr kryqin nga uji dhe e dorëzon atë tek metropoliti, për të marrë bekimin e këtij të fundit.
Ky rit fetar i besimit ortodoks është shënuar si dita e Shën Trinisë, kur Krishti u pagëzua në ujërat e lumit Jordan nga Gjon Pagëzori.
Sot të gjitha ujërat që rrjedhin janë të bekuar nga Zoti dhe të gjithë nxitojnë të mbushin ujë dhe ta ruajnë atë për një vit në shtëpi si ujë të bekuar deri ne vitin pasardhës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta