Cilët autorë preferojnë shqiptarët? Hasani: Ja kush kanë më shumë sukses në panaire
Ekspertja e komunikimit dhe gazetarja Zefina Hasani është shprehur se panairi i ka dhënë zhurmën e duhur librit.
Komentet Hasani i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku tha se ka të bëjë shumë edhe mënyra e komunikimit të autorëve të librave, për ta bërë vetë panairin e librit më atraktiv.
Ajo tha gjithashtu se autorët që janë edhe gazetarë ose ekspertë të komunikimit, kanë më shumë sukses, pasi e bëjnë vetë marketingun e librit të tyre, në stendat përkatëse.
“Vetë panairi ka bërë efektin e vetë gjatë këtyre viteve. Sa më shumë të gjenden mënyrat për ta çuar librin drejt qytetarëve, aq më mirë i bën. Panairi i ka dhënë zhurmën e duhur librit. Ti shikon prindërit që marrin fëmijët për dore dhe shkojnë në panair. Eksperienca shkon për t’ja edukuar dhe kultivuar fëmijës.
Pjesa e autorëve kam përshtypjen se shkonte te mënyra e komunikimit. Cila mënyrë komunikimi gjendet për ta bërë edhe panairin në vetëvete më atraktiv. Kur autorët e dinë gjuhën e komunikimit, kur janë gazatarë kryesisht, e bëjnë vetë marketingun brenda stendës ku janë. E ndihmojnë në këtë rast edhe shtëpitë botuese”, tha Hasani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset
- 21:53 Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja
- 21:51 Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar
- 21:50 Misteri i vdekjes së aktores turke merr fund, autopsia zbulon të vërtetën
- 21:43 Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja
- 21:38 A është Turqia përgjigja për problemet energjetike të Gjermanisë?