Panairi i librit, Behrami: Letërsia për fëmijë nga shkrimtarë shqiptarë, ka mungesa
Loreta Behrami nga shtëpia botuese Pegi është shprehur se Panairi i librit gjatë këtij viti ka rezultuar i suksesshëm.
Komentet Behrami i bëri në Euronews Albania, ku tha se shrimet në panair janë të shumta, por megjithatë sipas saj, ka ende disa mungesa.
Ajo theksoi se munges aka kryesisht në letërsinë për fëmijë, të shkruar nga shkrimtarët shqiptarë.
“Panairi ishte shumë i suksesshëm, përtej pritshmërive. Më duket se njerëzit e dinë që ka panair. Nëse vitin e kaluar kanë kaluar 10 përtej atyre dyerve, sivjet kanë kaluar 15. Nëse hyjnë ka edhe më shumë blerje. Edhe rrjetet sociale dhe televizioni kanë bërë punën e vetë. Nëse vijnë thuajse të gjithë blejnë diçka. Prurjet mendoj se aty aty janë.
Ka jashtëzakonisht botime të reja. Nuk është se ambienti letrar vuan nga krijimet. Ndonjëherë edhe unë pendohem pse të botoja 6 tituj të rinj, por duhet t’u përgjigjesh të gjithëve. Sfida është se çfarëdolloj lexuesi të afrohet në stendë, duhet t’u ofrosh diçka. Por nga ana tjetër nuk ka mjaftueshëm për të gjitha zhanret.
Mendoj se te letërsia për fëmijë të shkruar nga shkrimtar shqiptar, ka mungesa. Sivjet ka, por duhet të kishte shumë më shumë. Përkthehen shumë libra që janë komercialë, sepse duan sa më shumë shitje. Për mua personalisht, kryeredaktorja jonë është përkthyese si profesion.
Disa lexues na thonë se për ju skemi merak, por ka pasur raste që edhe ne çedojmë. Përkthyesit bëjnë disa punë dhe kanë pak kohë, kjo bën që të përkthejnë pak libra. Pjesa tjetër i mbeten përkthyesve më mediokër”, është shprehur Behrami.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë