Lindita Nikolla në Panairin e Librit: Pjesëmarrje e lartë të rinjsh, lajm i mirë
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka vizituar këtë të premte Panairin e Librit në edicionin e 26 të tij. Ajo është shoqëruar në vizitat e saj nëpër stendat e panairit nga kryetari i Shoqatës së botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri.
E pyetur nga gazetarja e Euronews Albania, Enilda Miftari se si i është dukur ky panair. Nikolla tha se sipas botuesve, ky vit ka pasur një organizim më të mirë dhe një pjesëmarrje më të lartë nga lexuesit. Ajo gjithashtu zbuloi blerjet e bëra deri më tani në këtë panair.
“Botuesit flasin vetë, thonë se këtë vit ka pasur një organizim më të mirë dhe pjesëmarrja e lexuesve ka qenë më e lartë se vitet e kaluara. Ky është një lajm i mirë për ne për të gjithë ne, sepse kemi filluar të lexojmë. Të rinjtë e të rejat kanë filluar të lexojnë dhe besoj se kjo traditë e mirë do të reflektohet edhe në të ardhmen.
Me zotin Petrit folëm edhe për disa problematika që botuesit kanë, në mënyrë që tu japim mbështetjen e merituar. Unë në këtë panair, nuk kam bërë zgjedhje personale, u besova botuesve, ata më kanë propozuar titujt që duhet të lexoja dhe u besova”.
Librat që zonja Lindita Nikolla shtoi në bibliotekën e saj në këtë panair ishin: “Endur në tisin e kohës”, Vedat Kokona; “Takimet e mia me 39 personazhe” nga Blendi Fevziu; “Dollia” nga Sherif Bundo; “Tri jetët e një qyteti” nga Dritan Ergo, “Komploti” nga Ben Blushi dhe librin e profesor Matteo Mandala.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë