Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Jetimë, Çumani: Ja personaliteti me kontribut të çmuar
Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, ka treguar se në ditën ndërkombëtare të fëmijëve jetimë, kanë sjellë në vëmendje veprimtarinë e Jorgo Papingjit, një personalitet që sipas tij ka kontribuar shumë në punën e këtij instituti.
Komentet Çumani i bëri në Euronews Albania, ku tha se Papingji është një nga poetët më të mirë që veprimtarinë e tij e ka shtrirë përgjatë gjysmë shekulli.
Ai tha gjithashtu se Papingji nuk ishte një personalitet që i përkiste vetëm vetëvetes apo familjes, por gjithë shqiptarëve.
Çumani shtoi se në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve Jetimë duhet të sensibilizohen të gjitha institucionet dhe organizatat që kanë në dorë që të ndryshojnë fatin e fëmijëve që jeta i pozicionon në kushte të pafavorshme.
“Tashmë është marrë vesh, sepse edhe e kemi elaboruar si informacion që Jorgo Papingji është një nga figurat më të njohura të artit muzikor, një nga poetët më të mirë të teksteve, që veprimtarinë e tij e ka shtrirë në gati gjysmë shekulli. Një nga personalitetet që ka qenë më ndikues në jetët e shoqërisë shqiptare.
Por ajo që unë mendova që në kuadër të ditës kombëtare të jetimëve të Shqipërisë të sillja në vëmendje një personalitet të tillë, dy muaj sot pas ndarjes nga jeta, kishte të bënte me faktin sepse Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve të Shqipërisë që unë drejtoj prej vitesh, një nga objektivat kryesore ka që të promovojë vlerat më të mira që vijnë nga trashëgimia dhe historia e fëmijëve jetimë të suksesshëm në jetën e tyre, që kanë bërë histori dhe kanë triumfuar në jetën e tyre dhe një prej tyre është edhe Jorgo Papingji.
Përqëndrimi në këtë ditë te kjo figurë e madhe e artit muzikor, kishte të bënte me faktin se Papingji nuk ishte një personalitet që i përkiste vetvetes apo familjes, por gjithë shqiptarëve. Shpesh thonë se 20 maji është dita kombëtare e fëmijëve jetimë si festë, por ajo ka një qëllim në vetvete, që të sensibilizojë të gjitha institucionet, organizatat, që kanë në dorë të ndryshojnë fatin e fëmijëve që jeta i pozicionon në kushte të pafavorshme. Këtë vit ne ja kushtuam këtij personaliteti”, tha Çumani.
LEXONI GJITHASHTU:
700 doza droge gati për shitje në Vlorë, arrestohen 5 persona mes tyre 2 italianë (VIDEO)
Pamje nga vendi ku u qëllua për vdekje 50-vjeçari, grupi hetimor rikthehet në vendngjarje (VIDEO)
Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, plagoset një person
- 12:43 Mijëra fluturime anulohen dhe vonohen në Kinë për shkak të stuhive të shkaktuara nga tajfuni Bavi
- 12:41 Rusia dërgon ndihma humanitare në Venezuelën e goditur nga tërmeti
- 12:39 Katari dënon sulmet iraniane si ‘shkelje flagrante’ të së drejtës ndërkombëtare
- 12:31 Ukraina sulmon me dronë një rafineri në Rusi
- 11:47 700 doza droge gati për shitje në Vlorë, arrestohen 5 persona mes tyre 2 italianë (VIDEO)
- 11:30 Haaland pas eliminimit nga Kupa e Botës: E vendosëm Norvegjinë në hartën e futbollit