1 mijë lekë ndihmë për dy fëmijët jetimë, nëna: Është qesharake
Dorina Prendi, nënë e dy fëmijëve jetimë, po kalon periudhën më të vështirë të jetës, pas humbjes së bashkëshortit 4 vite më parë.
“Ne para 4 vitesh humbëm babain e Klevit dhe Denatit dhe ishte shumë e vështirë, qoftë për Klevin si fëmijë që preket shumë shpejt, qoftë për gjithë të tjerët,” – u shpreh Dorina.
Ajo rrëfeu për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se prej disa kohësh endet institucioneve për të përfituar ndihmë për dy djemtë, njëri prej të cilëve vuan nga probleme të spektrit autik.
“Po merrem sërish me këto dokumentet sepse për të qenë e sinqertë na kanë sorrollatur pak, jo po shko këtu, jo po shko aty. Dihet pak a shumë se si janë gjërat këtu në Shqipëri,” – tha Dorina.
E vetmja mbështetje financiare që ajo merr është pensioni që përfiton për fëmijët e mbetur jetim.
“Për pensionin që u është dhënë fëmijëve, 10 mijë lekë të vjetra të dy bashkë, pensionin si jetim, 10 mijë lekë të vjetra është një pension qesharak. Kur e them nuk me beson asnjeri. Më është dashur gati 2 muaj të sorollatem, njëri thoshte këtu, tjetri këtu, po ku të shkoj?!” – u shpreh nëna e djemve.
Dorina tregoi dhe dokumentet që vërtetojnë shumën e parave që merr.
Ajo tha se nuk përfiton mbështetje as për fëmijën autik, ndërsa shpenzimet janë të shumta.
E përlotur, Dorina e mbyll rrëfimin e saj për situatën ku ndodhet me mendimin që e mundon gjithë kohës, çfarë do të ndodhë me fëmijët e saj kur ajo të mos mundet të kujdeset për ta?
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 16:38 Lavrov: Moska mbetet e angazhuar ndaj marrëveshjeve të arritura mes Putinit dhe Trumpit
- 16:37 Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh
- 16:22 Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
- 16:19 Le Pen komenton përplasjen Trump-Meloni: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendev
- 16:18 Katari dhe Pakistani diskutojnë zhvillimet në Lindjen e Mesme, pjesë nga bisedimet
- 16:16 Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit