Dita Ndërkombëtare e Paqes, Rama e Meta kujtojnë misionet paqeruajtëse

21 Shtator 2021 | 14:58

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta kujtuan sot me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Paqes” misionet paqeruajtëse të Shqipërisë dhe në veçanti ushtarët e rënë në detyrë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se “Shqipëria ka kontribuuar dhe do të vazhdojë të jape kontributin e saj në misione paqëruajtëse anembanë globit”.

“Kjo ditë na rikujton se ka më shumë gjëra që na bashkojnë se sa ato që mund të na ndajnë,” – shkroi Rama.

Ndryshe Presidenti Meta e përqendroi vëmendjen te të rënët në krye të detyrës. Ai kujtoi ushtarakët Zarife Hasanaj, Klodian Tanushi dhe Feti Vogli, të cilët humbën jetën gjatë misioneve të NATO-s.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes nderojmë sot kujtimin e paharruar të Dëshmorëve të Atdheut,” – shkroi Meta duke iu referuar ushtarakëve të ndjerë.

“Shqipëria duhet të vijojë me dinjitet, angazhimin dhe kontributin e saj për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe kudo tjetër, duke dhënë në radhë të parë shembullin e vet për ruajten e vlerave dhe parimeve, që përfaqëson NATO, në zemër të së cilës është demokracia,” – vjoi Presidenti.

Dita Ndërkombëtare e Paqes është caktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara të jetë më 21 shtator. Ajo i kushtohet paqes në botë, veçanërisht shmangies së dhunës apo luftës. Ndaj për këtë shpesh në këtë datë aplikohet armpushim në vendet ku ka konflikte.

Për herë të parë “Dita Ndërkombëtare e Paqes” u celebrua për herë të parë në vitin 1981.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026