Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, sociologu Tushi: Nevojitet më tepër empati, të mos i mplakim njerëzit artificialisht
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, sociologu Gëzim Tushi, shtjelloi në Ilva Now gabimin e zhargonit popullor në Shqipëri të të etiketuarit “në mënyrë artificiale” si “plak” apo “të azileve”.
“Në shoqërinë shqiptare ka koncept të gabuar, përdorim termin plak që ka kuptim pezhorativ, dhe në njëfarë mënyre bën që çdo person që del në pension ne ta quajmë kështu, por nuk është e vërtetë, nuk është kështu, vijmë nga shoqëri tradicionale kur të moshuarit kanë pasur rol domethënës… në moshën 60-65 vjeçare, mund të quhesh pensionist, deri në moshën 74-vjeçare je pensionist i ri, pas moshës 84-vjeçare mund të quhesh plak, ndaj mos të plakemi në mënyrë artificiale duke u thënë të tjerëve pleq,” – kategorizoi moshat sociologu Tushi.
Sociologu shpjegoi dhe pjesë nga libri i tij “Moshë e tretë” ku tha se mosha e pensionit në Shqipëri i has ata me probleme sociale të zhvilluara në dhjetëvjeçarët e fundit kur shoqëria është modernizuar.
“Nga familje autokratike ku të moshuarit kishin një vend kryesor dhe u dëgjohej fjala, në ditët e sotme po hyjmë në familjen moderne ku sikurse dihet burri, gruaja dhe fëmijët të jenë në gjendje natyrale dhe në qendër të familjes, duke bërë që të moshuarit të ndihen të tepërt,” – u shpreh Tushi duke theksuar se familja e sotme moderne u jep përgjegjësi gjithkujt prej anëtarëve.
Profesor Tushi shpjegoi se largimi i të moshuarve nga familjet biologjike është traumë për ta. Ai tha se pavarësisht përmirësimit të kushteve të shtëpive të të meshuarve, theksoi se institucioni mbetet “i ftohtë” pasi “nuk ka kordonin biologjik të familjeve”.
“Nuk po them t’u rrinë me tabaka në duar, apo t’u lajnë këmbët, por ama të rinjtë të tregojnë empati dhe kujdes, pasi mosha e tyre nuk kërkon shumë, ata hanë më pak, lëvizin më pak nuk kanë nevojë për salltanete,” – u shpreh Tushi teksa kujtoi se aktualisht shoqëria ngjall një stigmë të padrejtë ndaj shtëpive të të moshuarve.
“Këto janë shtëpi, shtëpi të të moshuarve, normalisht në shoqëri moderne sa më shumë të rritet numri i të moshuarve, kemi 17 për qind të popullsisë, 650 mijë pensionistë… kemi nevojë jo vetëm kujdesin familjar por edhe institucional, kujdesi aktualisht është i pamjaftueshëm ku vetëm 500 veta trajtohen në të gjitha institucionet rezidenciale publike dhe jopublike, por të kesh vetë 6-7 institucione nga Shkodra në Sarandë, nuk mjafton” – u shpreh Tushi teksa vlerësoi faktin se Euronews Albania është ndër të vetmet që i kushtoi sot vëmendje të zgjeruar kësaj çështjeje.
Sociologu Tushi theksoi më tej se në shoqërinë shqiptare ka pak aktivitete për të moshuarit, duke i lënë ata në vetë-marxhinalizim dhe vetmi.
“Të mos e lënë veten të mplaken por të formojnë një kapital social, të bashkohen, të bëjnë diçka, vetëm në Shqipëri të moshuarit shkojnë vetëm nga liqeni, në ndonjë kafe, apo luajnë domino, ka dhe prej tyre që shkruajnë kujtime, kontribuojnë në familje, por mendoj se është një moshë që duhet të lënë diçka kur i ke energjitë fizike dhe mendore nuk ka pse të bësh jetë vanitoze, të vetë-marxhinalizohesh të shkosh në skajet dhe periferitë e shoqërisë, përkundrazi mund të rrish në qendër,” – theksoi Tushe.
Lexoni gjithashtu:
Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, pensionistët kërkojnë lehtësira dhe shërbime
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta