Ditë e gjashtë e konfliktit, sistemi anti-ajror izraelit neutralizon dhjetra raketa dhe dronë iranianë

5 Mars 2026 | 18:11

Në ditën e gjashtë të luftës kundër Irani, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë intensifikuar fushatën e tyre ushtarake, ndërsa Teherani ka sulmuar Tel Avivin, Jerusalemin dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme.

Re tymi u ngrit mëngjesin e së enjtes nga kryeqyteti iranian, Teherani, si pasojë e bombardimeve amerikano-izraelite. Dy vendet kanë goditur gjithashtu periferitë jugore të , bastione të lëvizjes .

Irani ka sulmuar Izraelin gjatë natës, ku në dhe ranë sirenat e alarmit për të paralajmëruar raketat. Shpërthime u dëgjuan teksa raketat u lokalizuan dhe asgjësuan nga sistemet anti-ajrore. Autoritetet izraelite njoftuan se nuk pati viktima dhe se disa kufizime për qytetarët po lehtësohen për shkak të rënies së numrit të raketave të qëlluara nga Republika Islamike.

Forcat Mbrojtëse Izraelite deklaruan mëngjesin e së enjtes se sistemet mbrojtëse të vendit vazhdojnë të jenë operativë. Një zëdhënës ushtarak tha se përpjekjet për të shkatërruar raketat iraniane në ajër përmes sistemeve kishin dhënë rezultat.

Ndërkohë, dy civilë mbetën të plagosur pasi dy dronë iranianë sulmuan . Sipas Ministrisë së Jashtme azere, një mjet fluturues goditi aeroportin në Republikën Autonome të , ndërsa tjetri ra pranë një shkolle në fshatin .

Në rajonin e Lindjes së Mesme, shpërthime u raportuan në Katar dhe Bahrein, ndërsa 6 persona mbetën të plagosur si pasojë e rënies së pjesëve të raketave të asgjësuara në ajër në Abu Dhabi.

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se 6 raketa dhe 131 dronë iranianë u asgjësuan në ajër, ndërsa një raketë tjetër dhe 6 avionë të telekomanduar ranë në territorin e vendit. e Mbretërisë së Bashkuar në Emirate paralajmëroi qytetarët që të strehoheshin.

Ndërsa në Liban, tre persona u vranë dhe 6 të tjerë u plagosën si pasojë e dy sulmeve pranë kryeqytetit, që vunë në shënjestër bastionin e Hezbollah në zonat jugore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026