Ditë e zezë për partinë e Scholz, a do të ketë zgjedhje të parakohshme në Gjermani?
Partitë qeverisëse në Gjermani ranë në rezultatin më të dobët, ndërsa ekstremi i djathtë fitoi terren në votimet për Parlamentin e ri Evropian.
Unioni i qendrës së djathtë fitoi 30.9 për qind të votave, një kuotë dërrmuese për standardet historike të tij.
Qendra e majtë e drejtuar nga Social-Demokratët e kancelarit Olaf Scholz fituan rreth 14.6% të votave, më pak se në 2019-n.
Alternativa për Gjermaninë, e njohur si AfD, fitoi mbi 14% të votave, duke u renditur e treta. Edhe pse paksa më mirë se në 2019-n, ajo është pak më poshtë se parashikimet e sondazheve.
Rezultati i saj vjen pas një seri incidentesh e skandalesh që përfshinë dy nga kandidatët kryesorë të saj për Parlamentin Evropian.
Pavarësisht rezultatit të forcës qeverisëse në zgjedhje, Gjermania nuk do të ndjekë hapat e Francës duke thirrur zgjedhje të parakohshme.
“Data e rregullt e zgjedhjeve është vjeshta e ardhshme. Dhe kjo është ajo që ne planifikojmë të bëjmë,” tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit në një konferencë për shtyp
“As për një sekondë nuk menduam për zgjedhjet e reja në Gjermani”, shtoi ai.
“Sistemi ynë politik është shumë i ndryshëm nga ai francez”, tha ai.
Këto zgjedhje evropiane tërhoqën rreth 65 për qind të votuesve, por nuk sollën të papritura në Gjermani. Ndërsa AfD-ja e ekstremit të djathtë arriti të bënte përpara, ajo nuk arriti të siguronte aq mandate sa shpresonte.
LEXONI GJITHASHTU:
Numri i viktmave arrin në 5,119 nga tërmetet në Venezuelë
Sulmet ruse në Kiev lënë një të vdekur dhe 15 të plagosur
Pas vrasjes së dy amerikanëve në Jordani, SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit
- 09:39 Numri i viktmave arrin në 5,119 nga tërmetet në Venezuelë
- 09:16 Sulmet ruse në Kiev lënë një të vdekur dhe 15 të plagosur
- 08:58 Pas vrasjes së dy amerikanëve në Jordani, SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit
- 08:49 Spanja dhe Argjentina përballen në finalen e Botërorit 2026
- 08:42 Humbën rrugën në Karaburun, shpëtohen pesë turistë gjermanë
- 08:14 Arrestohen Andrew dhe Tristan Tate në SHBA, akuzohen për përdhunim dhe trafikim të qenieve njerëzore