Ditë zie në Serbi për terroristët, Rama: E papranueshme dhe e pajustifikueshme
Kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë të përbashkët për media me homologun kroat, Andrej Plenkoviç, gjatë së cilës foli dhe për sulmin në veri të Kosovës më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Sipas tij është e papranueshme që të shpallet zi kombëtare për terroristët, ndërsa shtoi se kjo duhet dënuar.
“Nuk është e pranueshme që në mes të Europës e në mes të një rajoni ku gjithë vendet kanë shprehur vullnetin që të bëhen anëtarë të Bashkimit Europian, një grup kriminal i armatosur deri në dhëmbë, ushtarakisht me uniforma ilegale t’i marrë jetën një efektivi policie dhe pastaj t’i gëzohet nderit më të lartë që mund të ekzistojë, zisë kombëtare në vendin nga ku e ka origjinën. Kjo është kulmi, e papranueshme, e pajustifikueshme dhe e dënueshme,” – u shpreh Rama.
Qeveria serbe shpalli datën 27 shtator, ditë zie kombëtare për vrasjen e katër terroristëve, të cilët sulmuan me armë policinë e Kosovës. Vendimi u mor nga qeveria e Republikës së Serbisë gjatë një mbledhje të jashtëzakonshme të martën, 2 ditë pas ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
PD kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit për Legjislacionin për vlerësimin e marrëveshjes së huasë me SHBA
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
- 15:04 PD kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit për Legjislacionin për vlerësimin e marrëveshjes së huasë me SHBA
- 14:54 Sulm me thikë në Paris, plagosen rëndë tre gra! Arrestohet autori
- 14:42 Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë në Atlantik, pranë brigjeve të Portugalisë. Arrestohen 4 persona, mes tyre një shqiptar
- 14:28 Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
- 14:15 PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme