Ditëlindja e Kadaresë, 89 vjet nga lindja e kolosit të letërsisë shqipe
Më 28 janar të vitit 1936 lindi Ismail Kadare, një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqiptare.
Poeti e prozatori i madh do të kishte mbushur 89 vjet, por për fat të keq kolosi i letrave shqipe humbi jetën më 1 korrik të 2024.
Gjeniu i letrave lindi në Gjirokastër, ku dhe kreu arsimin e mesëm.
Në vitin 1958 u diplomua në degën e gjuhës e të letërsisë në Universitetin e Tiranës e më pas vazhdoi studimet për dy vjet në Institutin “Gorki” në Moskë. Fillimet e tij letrare janë kryesisht në poezi: “Frymëzime Djaloshare”, “Përse mendohen këto male”.
Në fushën e prozës, Kadareja lëvroi tregimin, novelën dhe romanin.
“Gjenerali I Ushtrisë së Vdekur”, “Kronikë në gur”, “Prilli i thyer”, “Kamarja e turpit”, “Pashallëqet e mëdha”, “ Kush e solli Doruntinën” etj., janë disa nga veprat e tij më të rëndësishme të krijimtarisë së tij letrare.
Veprat e Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të huaja dhe është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë. Ne vitin 1994 ai u bë anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës. Laureati i shumë çmimeve, në 2005-ën, u nderua me “The Booker Prize Man”.
Ismail Kadare është dekoruar me urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrin “Kryqi i Legjionit të Nderit”, si dhe me çmime e nderime të tjera.
Pas vdekjes së tij, dorëshkrime dhe letërkëmbime të tij janë publikuar për herë të parë në shtëpinë studio Kadare që tashmë është e hapur për publikun.
Mes dokumenteve gjendet edhe një letër që nobelisti gjerman, Gunter Grass, në 1987 i shkruante Kadaresë në emër të Akademisë se Berlinit, që të ishte pjesë e mendimit europian për të folur për çështje përtej letrare për një takim europian për të folur se si dy blloqe Lindje e Perëndim, nuk duhej të ishin më dy blloqe politike që ndanin por do të duhej të gjenin ura lidhëse.
Kadare ishte një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel”.
LEXONI GJITHASHTU:
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset