Vizitorët në muzeun ‘Kadare’, qendër e aktiviteteve kulturore në stinën e dimrit

21 Dhjetor 2024 | 15:19

Përgjatë stinës së dimrit muzeu “Kadare” në qytetin e Gjirokastrës vazhdon të mirëpresë vizitorë, por edhe të shërbejë si qendër e organizimit të aktiviteteve kulturore dhe artistike.

Tashmë shtëpia e lindjes së korifeut të letrave shqipe është pikë referimi jo vetëm për turistët por edhe shkrimtarët dhe studiuesit, të cilët promovojnë libra dhe botimeve të ndryshme.

 “Edhe pse jemi ne sezonin e dimrit banesa “Kadare” vazhdon të ketë jo vetëm turistë, por edhe aktivitete të shumta kulturore, sot kemi fatin që të kemi promovimin e dy shkrimtarëve të njohur Shpëtim Emiri dhe  Ksenofon Krisafi, gjatë gjithë kohës këtu janë bërë aktivitete  sidomos sezonin  e dimrit  dhe do të vazhdojnë të bëhen  aktivitete të tilla  ku në bazë të tyre kanë kulturën”,-tha Alban Matushi, përgjegjës i muzeut “Kadare”

Studiuesi Ksenofon Krisafi ka përmbledhur në një libër kujtimet e ish-mësuesve dhe ish-nxënësve të gjimnazit “Asim Zeneli” në 100-vjetorin e çeljes së kësaj shkolle botim që u promovua në mjediset e Muzeut “Kadare”.

 “Unë kam patur rastin të jem marrë me disa  funksione të caktuara dhe kam takuar njerëz të ndryshëm  nga të gjitha vendet e botës  dhe sa ju thoja  që jam shqiptar  nga Ismail Kadareja me thonin  kështu që të vish tek shtëpia e Ismail Kadaresë  të vish tek ky tempull i veçantë që përfaqëson  një vatër të rëndësishme kulture, qytetarie emancipimi”,-tha Alban Matushi.

Aktivitete kulturore që zhvillohen në Muzeun “Kadare” promovojnë jetën dhe aktivitetin e shkrimtarit të njohur por shërbejnë edhe për gjallërimin e jetës kulturore në qytetin e gurta në stinën e dimrit.

 “Mendoj se këto aktivitete i shërbejnë të gjithëve, i shërbejnë  edhe banesës Kadare  që është në funksion të  turizmit, promovimit të tij por edhe  vetë autorëve  që kjo banesë e  Kadaresë  ju krijon mundësin e një aktiviteti  sa më të mirë dhe  sa më të pranueshëm për gjithë  letrarët”, tha Matushi.

Shkrimtari Ismail Kadare u nda nga jeta në fillim korrikun e këtij vitit ndërsa një pjesë të rëndësishme të veprës letrare ai ja ka dedikuar vendlindjes, qytetit të Gjirokastrës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik

Pas barazimit 1-1 ndaj BATE Borisov në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të UEFA Conference League, AF Elbasani ka prezantuar zyrtarisht përgatitësin...
22:29 | 10/07/2026

Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores

Sulmuesi i krahut Kristi Bespallov ka nisur një etapë të re në karrierë, pasi është në provë te klubi çek Karvina, ndërsa për të ka...
22:23 | 10/07/2026

“PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, foli për pjesëmarrjen e delegacionit shqiptar në mbledhjen e Komitetit të...
22:10 | 10/07/2026