Ditët e ftohta, si të ushqehemi dhe të ruhemi nga virozat

8 Shkurt 2023 | 07:10

Në Shqipëri por jo vetëm po kalojmë ditët më të ftohta të këtij viti dhe kujdesi për shëndetin duhet të jetë shumë i lartë. Gjatë ditëve me temperatura nën zero,  i ftohti na than buzët, lëkurën, mund të kemi dhimbje dhëmbësh pasi ajri i ftohtë arrin tek nervat e tyre. Ekspertët rekomandojnë të merrni frymë përmes hundës dhe mbani një shall për ta mbajtur gojën më ngrohtë.

Po ashtu mund të rritet sheqeri në gjak pasi i ftohti inkurajon trupin të lëshojë hormone të stresit. Mundet po ashtu të humbni peshë. Kur dridhemi nga i ftohti, ne po djegim më shumë kalori për të gjeneruar nxehtësi. Mund të shtohen rrudhat sepse lëkura bëhet më e ndjeshme gjatë sezonit të ftohtë. Por po ashtu shikimi mund të përkeqësohet. Shpesh harrojmë të mbajmë syze dielli që bllokojnë UV në sezonin e ftohtë por dielli reflekton duke dëmtuar sytë.

Është e rëndësishme të konsumohen vakte të rregullta ushqimore dhe pije të nxehta nga 1 deri në 1.5 litra në ditë. Të shmangen pijet alkoolike pasi këto pijë shkaktojnë humbjen e nxehtësisë së prodhuar nga trupi.

Për të qytetarët me sëmundje kardiovaskulare, apo të aparatit respirator të shmanget dalja në mëngjes herët dhe mbrëmje vonë, kërkohet po ashtu veshje e trashë, kapele, doreza, shalle, xhupa apo pallto të ngrohta.

Nëse qëndroni gjatë në të ftohtë, temperatura trupore mund të bjerë nën 35° C e me kalimin e kohës organizmi nuk funksionon më siç duhet duke rrezikuar shëndetin; shkakton ngushtim të enëve të gjakut dhe  përshpejtim të ritmit të zemrës. Gjatë qëndrimit jashtë, pjesët më të ekspozuara si koka, këmbët e duart mund të ngrijnë. Në fillim ato humbasin ndjeshmërinë, skuqen dhe dhembin, e më pas ngrijnë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026