Ditmir Bushati: Shqipërisë po i largohen “agjentët” e ndryshimit, politika e ngjashme me Kaukazin

18 Nëntor 2021 | 21:19

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati thotë se vërehet njëlloj pesimizmi për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sipas tij në këtë perceptim luan rol jo vetëm retorika politike por edhe diferenca mes vendit tonë dhe vendet anëtare të BE.

“Instrumentet financiare që përdorim ne dhe vendet fqinje që janë anëtare të BE janë të ndryshme. Ne marrim vetëm 1/11 apo 1/12 të fondeve që marrin vendet kufitare me ne që janë në BE”, tha ai.

Ish-ministri tha se me këtë BE nuk duhet para si makinë parash por në përmbushje të standardit përveç vizionit dhe vullnetit për të bërë reforma është i domosdoshëm dhe aspekti financiar.

Sa i takon perspektivës së Shqipërisë në rrugën e saj për integrimin në BE, z. Bushati tha se po përballemi me një situatë kritike pasi të rinjtë po zgjedhin të largohen.

“Agjentët e ndryshimit shoqëror e kanë lënë Shqipërinë, po e lënë dhe Ballkanin Perëndimor dhe kjo është një zile alarmi për të ardhmen tonë të përbashkët”, tha ai.

Duke iu referuar studimeve të fundit, ish-ministri i Jashtëm tha se përveç të rinjve që studiojnë jashtë që nuk po rikthehen në vend, por largohet dhe të rinjtë që diplomohen jashtë vendit.

Ditmir Bushati e krahasoi situatën ku ndodhet Shqipëria me vendet e Kaukazit si për të ilustruar diferencë e madhe që ekziston me standardet e BE-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025