‘Divjaka në gjendje lufte’, deputeti denoncon grabitjen me armë në mes të qytetit

11 Nëntor 2022 | 18:27

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka denoncuar një grabitje me armë në mes të ditës në mes të qytetit të Divjakës.

Përmes një postimi në Facebook, Korreshi shkruan se shteti është në kaos dhe këto janë pasojat e fukarallëkut dhe të shtetit të shpartalluar.

“Divjaka në gjendje lufte vetëm se kësaj radhe nuk bëhet më lajm edhe pse ky i dyti është më i frikshëm. Në qendër të Divjakës sot në orën 15:40 është vjedhur me armë nga 3 persona të maskuar Agjencia e Western Union. Në ato momente Policia ka qenë në drejtim të paditur dhe pikërisht në drejtim të paditur ikën dhe autorët. Shteti në kaos, këto janë pasojat e fukarallëkut dhe të shtetit të shpartalluar”, shkruan Korreshi në Facebook.

Kryetari i bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi dhe shoferin e tij u plagosën me thikë mëngjesin e së premtes. Ngjarja ndodhi në afërsi të bashkisë Divjakë

Autori i sulmit  Orgest Xhelili, ishte IT në bashki dhe ka kryer krimin pasi u shkarkua nga puna bashkë me gruan e tij e cila ishte drejtoreshë e infermiereve në poliklinikën e Divjakës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026