Divorcet në Durrës rriten, Ekspertët: Fëmijët e vuajnë, mendojnë se janë ata shkaku
Numri i divorceve në Durrës po rritet ndjeshëm, dhe pasojat e tij nuk prekin vetëm çiftet, por sidomos gratë dhe fëmijët. Statistikat tregojnë se vetëm gjatë vitit 2024, në Drejtorinë e Policisë Durrës janë regjistruar 471 urdhra mbrojtjeje dhe 286 vepra penale në lidhje me dhunën në familje, duke e renditur Durrësin si qytetin e dytë me numrin më të lartë të rasteve të dhunës në familje.
“Arsyeja që prevalon më së shumti është varfëria, gjendja e dobët ekonomike, emigrimi i njërit prej bashkëshortëve, largësia e bën që martesa ta humbë qëllimin e saj. Dhuna në familje është një fenomen i patolerueshëm, 99% të rasteve janë gratë ato të cilat i drejtohen gjykatës pasi janë të dhunuara fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshortët e tyre”, tha avokatja Anila Jaupaj.
Sipas të dhënave zyrtare, në Gjykatën e Durrësit, gjatë vitit 2023, janë regjistruar 717 padi për divorc, një rritje prej 25% krahasuar me vitin 2022, kur kishte 576 padi. Ndërsa gjatë vitit 2024, numri i divorceve arriti në 662, duke e çuar totalin e kërkesave për ndarje në 1,342 raste në dy vitet e fundit. Viktimat më të mëdha janë fëmijët, të cilët shpesh e përjetojnë këtë ndarje si një dramë personale, duke ndjerë faj dhe pasiguri.
“Ndihen në faj, fëmijët nuk e analizojnë dot që dy persona po ndahen, mendojnë që janë ata shkaktarët. Fakti është që fëmijët futen në depresion. Fillojnë të mbyllen, fillojnë të humbin në aspektin akademik, bëhen agresivë, por kjo është vetëm një protestë për të treguar që unë po vuaj. Çështja është se s’ka njeri që t’i dëgjojë në atë moment, sepse prindërit janë vetë të zënë se sa shumë po vuajnë ata”, u shpreh Elton Kuqja, psikolog nw Gjykatw.
Ekspertët këshillojnë që prindërit të kërkojnë ndihmë psikologjike për veten dhe fëmijët gjatë një divorci, për të shmangur pasojat afatgjata. Në të kundërt, problemet emocionale mund të ndikojnë në jetën e fëmijëve për vite me radhë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa