Divorcet tek noteri, Sadushaj: Rastet me fëmijë i zgjidh gjykata

11 Korrik 2022 | 12:20

Mimoza Sadushaj, Kryetare e Dhomës së Noterëve u shpreh për Euronews Albania se “divorcet tek noteri’ është një iniciativë e ngritur nga noterët për çiftet që duan ta ndahen me mirëkuptim.

Ajo u shpreh se kjo nismë është në fazë diskutimi.

“Kjo është ende një iniciative e ngritur nga Dhoma Kombëtare e Noterëve. Jemi ende në fazën e diskutimeve. Kjo iniciativë parashikon që të gjithë divorcet që kanë të bëjnë me çiftet që nuk sjellin pasoja, të gjithë kur vendosin të zgjidhin martesën e tyre me mirëkuptim, mund ta realizojnë këtë divorc tek zyrat noteriale”, u shpreh Saduashj.

Ajo nënvizoi se në rastet kur kemi të bëjmë me çifte që kanë fëmijët procesi i divorcit duhet të merret në shqyrtim nga gjykatë.

“ Është gjykata ajo që vlerëson interesin e fëmijëve”, u shpreh ajo.

Sadushaj tha se propozojnë që të jetë noteri ai që jep vendimin kur çiftet ndahen me mirëkuptim dhe më pas e çojnë për ekzekutim në zyrtar e gjendjes civile.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026