Dizenjuesi zbërthen elementët e flamurit. Përse u zgjodh ngjyra e verdhë në hartë?
Gjashte yje të bardhë, vendosur në forme harku sipër një harte të verdhë të Kosovës, në një sfond blu.
Ata simbolizojnë gjashtë grupimet kryesore etnike të Kosovës. Ky është sot flamuri i Kosovës që u adoptua prej saj menjëherë pas deklarimit të pavarësisë nga Serbia më 17 shkurt 2008.
15 vjet më parë flamuri krijua si rezultat i një gare ndërkombëtare për dizenjimin e tij, teksa u dorëzuan gati një mijë punime. Ky versioni i përdorur tani është punimi i konceptuar nga Muhamer Ibrahimi.
Në një intervistë për Euronews Albania dizenjuesi i flamurit të Kosovës tregoi simbolikën e ngjyrave në flamurin e krijuar prej tij.
“Ngjyra e verdhë e flamurit pasqyron pasuritë e Kosovës jo vetëm nëntokësore por edhe ato mbi tokë. Sfondi blu paraqet aspiratat e vendit në integrimin në institucionet euroatlantike ndërsa yjet e bardhë paraqesin komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tregoi Ibrahimi.
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij